Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.
Sipas njoftimit të kuvendit, seanca vazhdon në orën 11:00.
Përndryshe, kryeministri Albin Kurti të hënën ka prezantuar para deputetëve programin e qeverisë, program ky i cili u kritikua nga opozita si i mangët dhe jokonkret.
Rendi i ditës
1. Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.