“Shumë efektiv në rastin tonë, pse s’po jeni efektiv në rastet e korrupsionit”, ka qenë reagimi i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtuar prokurorit Ilaz Beqiri, në seancën e zhvilluar të martën, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2016.
Në lidhje me këtë deklaratë të ministres Haxhiu, ka reaguar një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Është Bajram Gecaj, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo deklaratë e ministres Haxhiu, jo vetëm se është ndikim, por edhe kërcënim i drejtpërdrejt ndaj gjyqësorit.
Ja shkrimi i plotë:
Ministrja Albulena Haxhiu: “Shumë efektiv në rastin tonë, pse s’po jeni efektiv në rastet e korrupsionit”!
Tmerr ... ky është jo vetëm ndikim, por edhe kërcënim i drejtpërdrejt ndaj gjyqësorit. Unë madje besoi se në rastet e dhunës së LVV, gjyqësori jo vetëm që nuk ka qenë efektiv, por ka dështuar fare!
Si ministre e drejtësisë, ajo duhet ta dijë se prokuroria nuk është e dizajnuar vetëm për një kategori rastesh.