Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing se lajmi që vlera e drogës së sekuestruar në qytetin e Lipjanit dje nuk është 6 miliardë euro, por është shumë më pak.
Sipas tij vlera është 20 milionë euro, por raportimet nga disa media në Republikën e Shqipërisë në fillim të aksionit ishin të gabuara andaj edhe kishte gabime për shifrën.
“Vlera është 20 milionë euro. Në fillim dolën lajme se ishin 6 miliardë. Por kjo ishte gabim. Kështu doli në fillim lajmi në medie të Shqipërisë. Kështu pastaj u raportua edhe në Kosovë. Ndoshta më mirë që ndodhi ky gabim pasi që u rritë kureshtja e qytetarëve për këtë çështje”, tha ai.
Ndryshe, një sasi e madhe kokaine u kap në Kosovë në brendësinë e një kamioni. Mësohet se sasia prej 400 kilogramë kokainë kishte kaluar nga Porti i Durrësit por ka qenë nën vëzhgim nga policia.
Një kamion i kuq me targa 01 263 OD i ngarkuar me banane nga Amerika Latine, ishte nën vëzhgim nga policia prej 15 ditësh.
Aksioni ishte një koordinim ndërkombëtar i autoriteteve nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe SHBA-ja.