Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka treguar se ka vizituar ekspozitën jashtëzakonisht mbresëlënëse mbi të kaluarën jo të largët dhe luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi në Shtëpinë e Pavarësisë “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Gërvalla një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Ajo gjithashtu ka porositur që të vizitohet ekspozita, e cila është e hapur nga e marta deri të shtunën nga ora 10:00 - 17:00.
Ja shkrimi i saj:
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të muzeut, sot vizitova ekspozitën jashtëzakonisht mbresëlënëse mbi të kaluarën tonë jo të largët dhe luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi në Shtëpinë e Pavarësisë “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Ekspozita është e hapur nga e marta deri të shtunën nga ora 10:00 - 17:00.
Mos e lini pa e parë.