Shtatë personat që u arrestuan në aksionin e Policisë ku u kapën 400 kilogramë kokainë do të dalin sot para gjykatës.
Kështu bëri të ditur, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Gashi tha se seanca do të mbahet prej orës 10:30.
“Po, seanca për shtatë të arrestuarit do të mbahet sot, në orën 10:30”.
Dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për paraburgim pranë kësaj gjykate.
Të njëjtit dyshohen për tre vepra penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.