Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila tha se nuk mund të flasim për datë për dialogun pa pasur një koordinim të brendshëm fillestar.
E, Gecaj lidhur me këtë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ky është një sinjal se kryeministri Albin Kurti nuk do ta ketë guximin të merret seriozisht me dialogun as këtë herë.
Ja shkrimi i Gecajt:
Fitore Pacolli-Dalipi: “ .... nuk mund të flasim për datë [për dialogun] pa pasur një koordinim të brendshëm fillestar ...”!
A është ky një sinjal brengosës që ky kryeministër nuk do ta ketë guximin të merret seriozisht me dialogun as këtë herë ... më herët ishin “thikat mbi harta” e tani mungesa e koordinimit!