Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar Qeverinë gjatë seancës që po mbahet për planprogramin e ekzekutivit.
“E kemi lexu, e kemi analizu. I kishte 61 faqe, por asgjë përmbajtësore, e keni numëru edhe faqen e ballinës, por nuk kishte asgjë.
Program dëshirash e fondesh”, tha Bunjaku-Rexhepi.
Me rreth 20 minuta vonesë ka nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për programin e Qeverisë Kurti.