Haxhiu për zhdukjen e 2 milionëve nga Thesari: Guarda di Finanza kanë qenë në Kosovë me autorizimin tim

Aktuale

Haxhiu për zhdukjen e 2 milionëve nga Thesari: Guarda di Finanza kanë qenë në Kosovë me autorizimin tim

Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:34
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka debatuar me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, lidhur me çështjen e zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari, gjatë periudhës kur Ministria e Financave udhëhiqej nga Hykmete Bajrami.

Haxhiu tha se me autorizimin e saj Guarda di Finanza ka qenë në Kosovë për të kryer hetimet.

“Ajo çka kam thënë unë është se bazuar në Ligjin për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar për Çështje Penale, ministri i Drejtësisë autorizon autoritetet e tjera ndërkombëtare që të kryejë hetime. Guardia di Finanza ka qenë në Kosovë më autorizimin tim, në mbështetje të nenit 88 të këtij ligji”.

E para e Drejtësisë në Kosovë tha se ministri i Drejtësisë në asnjë rast nuk ka të drejtë të kërkojë hetime nga Prokuroria.

“E nderuara deputete Hykmete Bajrami. Mua nuk më vjen keq që ju nuk jeni në dijeni në lidhje me përgjegjësine e ministrit të Drejtësisë në raport me rastet që hetohen nga Prokuroria. Dhe nëse nuk e dini ministri i Drejtësisë në asnjë rast nuk ka të drejtë të kërkojë ose të autorizojë Prokurorisnë që të bëjë hetime”.

“Një rast flagrant ka ndodhur në Republikën e Kosovës,  kur ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i pati kërkuar prokurorit special Elez Blakaj, që të përfundojë hetimet në afat prej 30 ditësh. Pikërisht z. Haradinaj ishte dashur të jap dorëheqje, por kjo nuk ka ndodhur. Ai nuk dha dorëheqje por e detyruan prokurorin Elez Blakaj që të largohet nga Kosova”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat