​Deputetja e LDK-së: Në program qeverisës ka fjalë të urta të liderit shpirtëror

Aktuale

​Deputetja e LDK-së: Në program qeverisës ka fjalë të urta të liderit shpirtëror

Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:58
Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti, ku tha se nuk ka asgjë konkrete, program dëshirash e i parealizueshëm.

Ajo tha se në program ka fjalë të urta të liderit shpirtëror, për çka tha se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Bunjaku: Në program ka edhe fjalë të urta të liderit tuaj shpirtëror

“Në program ka edhe fjalë të urta të liderit tuaj shpirtëror, që nuk ka ndodhur në asnjë program të qeverive të mëhershme dhe po e citoj ‘Republika e jashtme e një vendi është e mençur kur është e qëndrueshme në parime por fleksibile në realizimin e synimeve’. Si bëhet që një paragraf i tillë të jetë i shkruar në programin qeverisës për katër vite...Në program thoni se do të ndryshojë ligji për vetëqeverisje lokale, financa dhe pushtetit lokal dhe zgjedhjet lokale. A nuk është ky një mesazh që ‘Zajednicën’ të cilën ju e kundërshtuat shumë me mjete demokratike dhe jo demokratike t’i hapni rrugë vetës që të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat