Profesori Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këta të PDK-së ia dhanë Çakorrin Malit të Zi, ndërsa tani e pyesin Kurtin se pse nuk po thoni asnjë fjalë lidhur me të.
Tutje ka shkruar se PDK-ja e themeluar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, besojn se kalkulimet e tilla kalojnë lehtë edhe në Kosovë, siç ndodh në Shqipëri.
Bytyçi më tej shtoi se autorët e kësaj drame nuk mund të pyesin për Çakorrin, madje atë të cilët gati sa nuk ia dhanë Serbisë edhe veriun e Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Këta të Partisë Demokratike të Kosovës bashkë me Hashimin e Isen ia dhanë Çakorrin Malit të Zi dhe tani pyesin kryeministrin: "Pse nuk po thoni asnjë fjalë për të"?!
Konsideroj se Kosova e urren një sjellje politike hipokrite si kjo. Por, PDK duke qenë se është themeluar nga Partia Socialiste e Shqipërisë beson se kalkulime të tilla kalojnë lehtë në Kosovë, njësoj si në Shqipëri!
Dikush tjetër mund të pyesë edhe për Çakorrin dhe marrëveshjen e demarkacionit. Por jo autorët e kësaj drame! Jo ata që gati sa nuk ia dhanë edhe Serbisë veriun e Kosovës! Vetëm heshtja mund t'i shërojë disa plagë të mëdha që ata ia hapën Kosovës!