Para pak minutave në media është raportuar se në veturën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole me 19 fishekë.
I kontaktuar nga Sinjali, Berisha e ka mohuar se arma është e tij.
Sipas tij, lajmi është krejtësisht i pavërtetë.
“Rrenë është krejt çfarë keni shkru. Shkruni çka te doni, ama lajmi është rrenë”, ka deklaruar shkurt Berisha.