Limaj: Deklaratat e Kurtit skandaloze, ai duhet të qartësoj kush janë ata kriminelë në ballkan

Aktuale

Limaj: Deklaratat e Kurtit skandaloze, ai duhet të qartësoj kush janë ata kriminelë në ballkan

Më: 19 maj 2021 Në ora: 22:33
Albin Kurti dhe Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton do të bëjë opozitë aktive duke monitoruar punën e qeverisë.

Ai ka thënë se ka plot vajza e djem, intelektual të rinj do të cilët do të luajnë rolin e tyre opozitarë.

Megjithatë, Limaj ka thënë se partitë parlamentare kanë mundësi më të mëdha për të bërë opozitë, duke shtuar se një vend i cili nuk ka opozitë, nuk inkurajohet opozita ai vend ka heq dorë nga demokracia.

Më tutje, kreu i Nismës ka komentuar edhe deklaratën e kryministrit Albin Kurti se ballkani duhet të clirohet nga disa kriminelë.

“Me shiku kështu me del si me qenë përfaqësues i BE-së për Ballkanin kjo deklaratë. Detyra e kryeministrit të Kosovës është interesi i vendit të vet. Ai duhet të qartësoj kush janë ata kriminelë në ballkan. Ai nuk duhet të frikësohet të thotë se a është Vuciqi, le të na sqarojë. Ky transformim në këto tema është goxha interesant.Mendoj se është deklarim skandaloz, nuk i shkon kryeministrit kështu. Shpresoj që ai ta përmirësoj”, ka thënë ndër të tjera Limaj në ATV.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka thën ëse cështja e dialogut Kosovë- Serbi është përtej këtyre dy vendeve sepse është interes i BE-së edhe ShBA-ve.

“Në tema të tilla nuk e vendosni ju a është prioritet a jo, sepse është përtej nesh dhe varet nga shumë faktor. Trajtimi i kësaj temë duhet të pranohet. Nuk thuhet ata në Prishtinë nuk me kanë dhënë materialin. Nuk nxihet vendi kështu”, ka shtuar Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat