Sot ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka vendosur të fillojë largimin e ambasadorëve të emëruar politikë.
Gërvalla si duket po e vazhdon punën e lënë përgjysmë të Galuk Konjufces, që nisi vitin e kaluar, sa ishte ministër i këtij dikasteri.
Të liruarit nga detyra, e që mbanin postin e ambasadorit apo edhe të konsujve të përgjithëshëm, janë:
Bullgari - Edon Cana (Anëtar i PDK-së dhe dhëndërr i Vlora Çitakut)
Çeki – Arbër Vllahiu (Anëtar i AAK-së dhe ish-zëdhënës i zyrës së Kryeministrit Haradinaj)
Emiratet e Bashkuara Arabe – Avni Arifi (Anëtar i AAK-së dhe shef i kabinetit të Kryeministrit Haradinaj)
Francë – Qëndrim Gashi (Ish-këshilltar i Atifete Jahjagës dhe ish-anëtar i FER)
Gjermani – Beqë Cufaj (Anëtar i AAK-së)
Hungari – Shpend Kallaba (dhëndërri i Memli Krasniqit nga PDK)
Kroaci –Gëzim Kasapolli (Ish-këshilltar i Kadri Veselit)
Maqedonia e Veriut – Gjergj Dedaj (Zëvendës ministër në MPJ dhe drejtues i partisë PLK në Kosovë)
Holandë – Lirim Grajiçevci (Anëtar i PDK-së) Shqipëri - Nait Hasani (ish deputet i PDK-së)
Mal i Zi - Ylber Hyseni (anetarë i LDK-së)
Katar - Amir Ahmeti (anëtar i AKR-së)
Muhni - Afrim Nura, konsull i përgjithshëm (anëtar i PDK-së)
Zarë - Esat Brajshori, konsull i përgjithshëm (anëtar i AKR-së)