Që nga fillimi i pandemisë dhe përballjes me virusin COVID-19, zyrtarët policorë vazhdimisht kanë qenë në vijën e parë të frontit.
Kësisoj të njëjtit janë duke vazhduar punën e tyre në shikimin nga afër të respektimit të masave antiCOVID.
Edhe sonte shumë prej tyre janë vendosur në pika të ndryshme, të gatshëm për të kontribuar në çfarëdo rrethane që të kujdeset për sigurinë edhe në kohë pandemie për shëndetin e qytetarëve.
“Parandalimi dhe luftimi i pandemisë COVID-19, është detyrë dhe obligim i secilit, prandaj në këtë kontekst të bashkëpunojmë të gjithë për një të ardhme më të mirë”, thuhet në publikimin e policisë.