Gashi: Kurti është përfaqësuesi i parë politik që thotë se as Kosova s’e njeh Serbinë

Aktuale

Gashi: Kurti është përfaqësuesi i parë politik që thotë se as Kosova s’e njeh Serbinë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 23:30
Shkëlzen Gashi

Publicisti Shkëlzen Gashi ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka qenë i qartë rreth dialogut të Kosovës me Serbinë, se për këtë proces duhet të ketë agjendë dhe që palët të konsiderohen të barabarta.

“Kurti është përfaqësuesi i parë politikë që thotë se as Kosova nuk e njeh Serbinë dhe se duhet të diskutohet për njohje reciproke”, është shprehur Gashi.

“Kur dikush thotë që: “ky kryeministër qysh po e shoh unë nuk e ka ndërmend të kryej punë”, unë e shoh se ky kryeministër nuk e ka ndërmend të lëshojë pe. Mos me leshu pe është mirë”.

Gashi në Rubikon ka pohuar se personalisht ka qenë kundër qëndrimeve të Vetëvendosjes për dialogun shumë vjet më parë, si ajo për të mos diskutuar për të pagjeturit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat