Qeveria e Kosovës ka një listë me emrat e personave dhe zyrtarëve, kryesisht nga Serbia, por edhe nga vendet tjera, të cilët janë të padëshiruar të hyjnë në Kosovë.
Një nga emrat që e kanë të ndaluar të futen në Kosovë është edhe Kryeministrja serbe Ana Bernabic, e cila kishte thënë se në Kosovë, sipas saj, ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”.
E, pas kësaj deklarate Behgjet Pacolli, atëherë Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, kishte thënë se sa të jetë ai këtu, Bernabic nuk do të futet në Kosovë.
Por, kush janë personat e tjerë që e kanë të ndaluar të futen në Kosovë?
Non -grata është edhe zyrtari i Kombeve të Bashkuara, punonjës në misionin e UNMIK’ut në Kosovë, Mikhail Krasnoshchenkov nga Rusia, i cili ishte ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë aksionit kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës.
Poashtu, edhe politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pastaj Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë.