Fjala e Statovcit pasi Qeveria parasheh që të evitohen problemet financiare të strehimoreve

Aktuale

Fjala e Statovcit pasi Qeveria parasheh që të evitohen problemet financiare të strehimoreve

Më: 20 maj 2021 Në ora: 00:13
Jeta Statovci

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci ka folur në seancën e sotme.

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci në seancën e sotme për programin qeverisës iu gëzua faktit që Qeveria Kurti do të ndërmerr veprime konkrete që linjën për Shërbime Bazike për Strehimoret, ta vendos si linjë të përhershme në Ligjin për Buxhetin e Kosovë.

“Fjala ime lidhur me programin qeveritar, në vecanti financimin e strehimoreve ngase mungesa e financimit të qëndrueshëm për strehimoret ne vazhdimsi përbënte sfidën kryesore të operimit të tyre të përditshëm.

“I gëzohem faktit që Qeveria Kurti II, parasheh që për evitimin e problemeve financiare të strehimoreve të cilat ofrojnë shërbime për strehim, do të ndërmerren veprime konkrete, që linjën për Shërbime Bazike për Strehimoret, ta vendos si linjë të përhershme në Ligjin për Buxhetin e Kosovë duke u mundësuar funksionim stabil, me planifikim të mirëfillët të aktiviteteve, dhe mbulim të të gjitha rasteve në nevojë”, shkroi Statovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat