Pacient në Spitalin e Prishtinës gjatë luftës, Qufaj thotë se kishte maltretime nga mjekët serbë

Aktuale

Pacient në Spitalin e Prishtinës gjatë luftës, Qufaj thotë se kishte maltretime nga mjekët serbë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 00:17
Naim Qufaj

Naim Qufaj i cili ka qenë i shtrirë në Spitalin e Prishtinës gjatë periudhës së luftës kanë thënë se janë torturuar nga stafi që ishte në përbërje prej serbësh.

Ajo këtë rrëfim e ka bërë në ditën e hapjes së ekspozitës së krimeve të mjekëve serbë ndaj shqiptarëve.

“Kryesisht na ofendonin me fjalë”, ka deklaruar Qufaj.

“Na maltretonin në mënyra të ndryshme. Na kapnin për flokë. Kohë pas kohe na merrnin në pyetje: Ku ke qenë çfarë ke bërë? Më pyesnin: Si ke mundur të shkosh në luftë kur nuk e kupton ende jetën si 17-vjeçar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat