Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas shkarkimit të e ambasadorëve të emëruar politikë, nga ministrja e MPJ-së, Donika Gërvalla.
Hoxhaj këtë vendim të Qeveriës Kurti, e cilësoi si skandalin më të madh në politikën e jashtme të Kosovës. Ai shkoi aq largë sa i quajti veprime kamikaze.
“Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me "çelës politik" është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”, shkroi Hoxhaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me "çelës politik", e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës. Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me "çelës politik" është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci.