“Përplasje” mes kryeministrit Kurti dhe deputetit të PDK-së, përmendet Thaçi dhe marrëveshja që ai nënshkroi në dëm të Kosovës

Aktuale

“Përplasje” mes kryeministrit Kurti dhe deputetit të PDK-së, përmendet Thaçi dhe marrëveshja që ai nënshkroi në dëm të Kosovës

Nga: M.H. Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:19
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Gjatë seancës së sotme, deputeti nga PDK-ja, Fadil Nura në pikën e rendit për të parasthruar pytjet parlamentare, i ka parashtruar pyetje kryeministrit të vendit Albin Kurti.

Nura e pyeti kryeministrin Kurti sa i përket marrëveshjes së së nënshkruar në prill të 2013, për të cilen Kurti e kishte quajtur marrëveshje të fshehtë dhe të rrezikshme për vendin.

“Zotëri kryeministër, para një viti, më saktë më 26 shkurt 2020 si kryeministër i vendit patët thirrë një konferencë të jashtëzakonshme për media me të cilën denoncuat ashpër marrëveshjen e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe NATO-së, konferencë më të cilën shokuar opinonin publik me atë që thatë por që opinoni publik për herë të parë panë që një kryeministër i Kosovës panë teksa denoncon një marrëveshje me perëndimin më përkatësisht me alenacën veri atalantike. Këtë marrëveshje e kualifikuat si marrëveshje të fshehtë, sekrete, jashtëzakonisht të dëmshme dhe antikushtetuese,akuzuat direkt presidentin Thaçi duke e konsideruar direkt si shkejle të rëndë kushtetuese deri në disa elemente të tradhtisë komëbtare, duke iu drejtuar Porkurorisë së shtetit dhe Kuvendit të Kosovës. Zotëri kryeministër pas një viti ju realizuat një takim në Bruksel, përkatësisht me sekertarin amerikan të NATO-së, a e adresuat shqetësimin e e juaj për këtë marrëveshje që sipas jush që ishte e fshehtë 19 prillit 2019, dhe cili është qëndrimi i juaj në këtë aspekt”, pyeti deputeti Nura.

Kryeministri Kurti i ktheu përgjigje deputetit të PDK-së, duke i thënë se të njejtin qëndrim mban edhe sot dhe se në atë kohë e as tash nuk e ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-së por ata të cilët kanë vënë firmën dhe rrezikuar insistucionet e Republikës së Kosovës.

“Ju faleminderit për pyetjen, marrëveshja në fjalë që ishte shkëmbim i letrave që ju e permendi ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe unë vazhdoj t'i qëndroj mbrapa atyre që kam thënë në shkurt të vitit 2020. Unë nuk kam akuzuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në lidhje me atë shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkoj llogari prej tij por kam akuzuar titulluarin e atëhershëm të institucioneve të Kosovës që ka vënë firmën në këtë shkresë të tillë. Dhe kjo nuk mund të rregullohet me një takim të parë që e bëra. Marrdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe NATO-s do të vazhdojnë të thellohen, nuk keni nevojë të brengoseni”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat