Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se, krimet në Kosovë i ka kryer Serbia.
Sipas tij, krimet kundër njerëzimit, është emri i dytë për Serbinë.
Ai thotë se të gjitha krimet do të dokumentohen e trajtohen nga qeveria aktuale.
Postimi në Facebook:
Kur bëhet fjalë për krime të luftës, nuk ka nevojë për emër të përveçëm. Krimet kundër njerëzimit, është emri i dytë për Serbinë. Ata që kanë mëdyshje, janë ata që kanë relativizuar deri tani krimet e luftës të Serbisë në Kosovë. E shtrimi i pyetjes, është vazhdim i logjikës së relativizimit. Serbia ka bërë krime, por këto krime s'janë adresuar as sot e 21 vite. Por do të dokumentohen e trajtohen nga qeveria aktuale.