Kadrijaj, qeverisë: A do t’i kushtëzoni mjekët të zgjedhin në mes të punës në sektorin privat ose publik?

Aktuale

Kadrijaj, qeverisë: A do t’i kushtëzoni mjekët të zgjedhin në mes të punës në sektorin privat ose publik?

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:48
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse do t’i kushtëzojë punëtorët shëndetësorë që të zgjedhin në mes të punës në sektorin privat dhe publik, ashtu siç kishin planifikuar më herët.

Ajo ka thënë se kjo qeveri i ka nënçmuar punëtorët shëndetësorë duke thënë se ata po i përdorin institucionet publike për të rekrutuar pacientë.

“A do të vazhdoni me këtë ritëm që punëtorët shëndetësorë të zgjedhin mes sektorit privat dhe atij publik? Ju i keni nënçmuar mjekët. Mjekët dhe infermierët sipas jush po përdorin institucionet publike për rekrutim të pacientëve”, ka thënë ajo në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, Kadrijaj ka pyetur qeverinë se kur do të aprovohet Ligji për paga dhe se a do t’i rritet punëtorëve shëndetësorë koeficienti.

“Kemi vetëm 4 mijë e 200 mjekë specialist. Për shkak të pagave shumë punëtorë shëndetësorë po gjejnë adresë për perëndimin. Kur do të aprovohet Ligji i Pagave dhe sa do të jetë koeficienti i mjekut specialist? Ju nuk e keni votuar Ligjin për Paga për shkak se koeficienti duhet të jetë 6 për mjekët specialist ndërsa për infermierët 3”, është shprehur Kadrijaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat