Vlora Çitaku e sfidon kryeministrin Kurti, ka një kërkesë për të

Aktuale

Vlora Çitaku e sfidon kryeministrin Kurti, ka një kërkesë për të

Nga: A.Morina Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:15
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës se e ka dërguar në prokurori zotimin e ish-kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in.

Çitaku kërkoi nga Kurti që menjëherë të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit.

“Nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit. Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët”, shkroi ish-ambasadorja në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kryeministri Kurti e paska dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in.

Nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit. Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat