​Deputetja e PDK-së: Shkarkimi i ambasadorëve hakmarrje politike, rrezikohet shërbimi i jashtëm

Aktuale

​Deputetja e PDK-së: Shkarkimi i ambasadorëve hakmarrje politike, rrezikohet shërbimi i jashtëm

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:54
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga PDK-së Ariana Musliu-Shoshi në seancën e sotme parlamentare ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla për shkarkimin e ambasadorëve.

Ajo tha se me këtë veprim të ministres Gërvalla po bëhet një hakmarrje politike që, sipas saj, është në dëm të Kosovës.

Musliu-Shoshi: Shkarkimi i ambasadorëve - hakmarrje politike

“Me tërheqjen e ambasadorëve politikë nga misioni ka menduar të merr praktikat nga disa shtete që këtë veprim e kanë të rregulluar me ligj. Por, të tërheqësh 13 ambasadorë të rëndësishëm në një kohë, është barrë e rëndë për diplomacinë e brishtë kosovare. Asnjëri nga këta ambasadorë nuk ka punuar për ndarjen e Kosovës e as kundër vendit, por i ka shërbyer këtij vendi me shumë dinjitet. Ky veprim rrezikon funksionim e shërbimit të jashtëm, duke lënë ambasadat pa shefat e misioneve dhe me pak staf, kjo do të thotë hakmarrje politike në shpinë të Kosovës. Ky veprim është dashur të bëhet me kritere, jo me inate politike”, tha ajo. 

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani shkarkimin e të gjithë ambasadorëve, të cilët janë të emëruar politikisht. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat