Kimete Berisha mbështet Amerikën, i reagon ashpër ish-kryeministrit të Shqipërisë

Aktuale

Kimete Berisha mbështet Amerikën, i reagon ashpër ish-kryeministrit të Shqipërisë

Nga: M.H. Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:26
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebok në lidhje me vendimin që Deprtamenti Amerikan ka marrë për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Publicistja është shprehur se Amerika asnjëhere nuk gjykon të pafajshmin edhe pse i është dashur 20 vjetë që ta marrë këtë vendim për Sali Berishën, por që është i drejtë sipas saj.

Berisha thotë që të gjithë që kanë bërë dëme vendit po i shohum teksa po fundose, përcjell “Bota sot”.

Ajo përmend rastin e Thaçit dhe Veselit të cilët po gjykohen ende në Hagë.

Shkrimi plotë

What goes around comes around!

Që nuk është normal, që është psikopat, pa ndjenjën e turpit, të frikës dhe të dhembshurisë, e kam kuptuar atëherë kur së bashku me Jozefina Topallin, si kryeparlamentare arrogante dhe e tërbuar, e 'masakroi' moralisht një djalë të ri dhe të pafajshëm, për inat të babait të tij.

Kurrë, historia e njerëzimit, nuk njeh rast kur një njeri me pushtet, nga foltorja e Kuvendit merret me ADN-në e një djaloshi të pafajshëm, e akuzon, e gjykon, ia shpall dënimin dhe knaqet kah e gjuan me gurë publikisht, për t'ia nxjerr' shpirtin, ashtu pamëshirshëm, siç i pëlqen atij

Sali Berisha nuk ngiheh pushtet, dhe për ironi, sa më shumë pushtet që kishte, ndjehej më i vogël, si ato veturat e mëdhaja dhe të bukura për nga pamja, por me 'motor' të vogël!

Po.

Është e vërtetë. Çdo gjë kthehet në jetë!

Çka të mbjell - korr!

Po. I kemi parë, kah fluturojnë dhe pastaj kah bien, me kokë teposhtë.

E kemi parë Hashim Thaçin për shembull, duke rënë nga posti i Presidentit në një të burgosur të turpëruar me akuzën për krime dhe për vrasje masive.

Njëri avokat i tij i mban duart në pantallona kur e 'mbron' dhe kur gjyqtari kërkon nga avokati të flas me zë më të lartë (se nuk dëgjohet), avokati i thotë 'nuk mund t'ua prish gjumin familjarëve'.

Avokati tjetër i Hashim Thaçit (dje) i kërkoi Gjykatës ndryshimin e termineve të seancave se tha 'dua të fle më shumë'.

Kush do ta nënçmonte kështu në mënyrë kaq të vrazhdtë dhe kaq cinike Hashim Thaçin më shumë se avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët shteti i Kosovës i paguan me miliona, që ata të merren me 'mbrojtjen dhe të drejtën e tyre për t'u ngopur gjumë'!

Kjo ndodh për të ta treguar vendin, për ta parë Ti se s'je askushi!

Dhe ke qenë 'dikushi' veç kur ke pasur pushtet (për të sunduar, për të vjedhur dhe për të shkatërruar).

'Ai që e pushton veten, është luftëtari më i fuqishëm'. Kur ka thënë kështu, Konfuçi e ka pasur fjalën për lakminë, me siguri.

Se kot i mban nën pushtet të tjerët, kur vet je i pushtuar nga lakmia!

E kemi parë Kadri Veselin, që mburrej se ka mbledhur nga Beogradi thasë me dosje për shqiptarët, dhe që vazhdimisht nga PDK provokoheshin dhe frikësoheshin shqiptarët si bashkëpunëtorë të UDB-së...Pra, e kemi parë duke përfunduar në fund si 'viktimë' e dosjeve të veta!

I kemi parë tregtarët hajna dhe kriminelë që kanë tubuar miliona por nuk mund ta hanë mallin e vetë, ua hanë të tjerët...

Kemi parë politikanë kriminelë duke blerë 'diploma morali', 'diploma heroizmi', 'diploma të dijes', e pastaj pas 'diplomimit' i kemi parë të turpëruar!

E kemi parë se një vepër e keqe që e ke bërë dikur nuk mund të mbulohet me një vepër të mirë që e bën tash!

Sali Berisha e ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO (edhe në Konferencën Islamike), por djalin e kundërshtarit (absolutisht të pafajshëm), e ka ndjekur nga Shqipëria dhe e ka bërë për spital!

Pra, ti mund t'i mashtrosh fansat e t'u që mendojnë për Ty veç kur të shohin, apo që 'të duan' jo për qejfin e tyre por për inatin që e kanë me armikun tënd, por nuk mund ta mashtrosh Ligjin e Turpërimit!

Nuk mundesh!

Ti nëse e ke mbjellur një gjethe helmi në tokë, ajo rritet, çka paske kujtuar ti, që toka e harron dorën që e mbjelli helmin!

Jo.

E kemi parë që Jo.

E kemi parë që dikush paralelisht (me hile) e bën një vepër të mirë dhe një të keqe, kundërthënëse, me shpresë se e mira e mund të keqen.

Jo.

Se sikur ta dija që Po, që nuk të kthehet e keqja me të keqe, nganjëherë kisha mëkatuar nga pak, kështu veç për aventurë!

Po.

Në vitin 1995 Sali Berisha e ka nervozuar administratën e Bill Klinton-it.

Presidenti amerikan ia ka tërhequr vërejtjen Sali Berishës për mosrespektimin e embargos ndaj Jugosllavisë, dhe makinave të tyre vrasëse që 'tinëz' amerikanëve i mbushte me naftë Shqipëria e Sali Berishës.

Edhe atëherë Sali Berisha i ka thënë Amerikës 'Absolutisht s'është e vërtetë'!

Pra, është dashur të kalojnë 26 vite e disa ditë që Karma amerikane ta turpërojë Sali Berishën, dhe t'i tregojë atij se nuk mbushën me naftë tankset e armikut që vriste fëmijë!

Amerikanët edhe para zgjedhjeve të fundit në Shqipëri e kanë ditur kush është Sali Berisha, por qe, Drejtësisë nuk i bëhet vonë dhe sa më shumë që vonon Drejtësia, më keq për Ty, sepse të jep afat të sharrosh edhe më shumë, i bindur që po bën keq e nuk po të gjen gjë.

Thjesht, i ka ardhur rendi Sali Berishës, pa pritur e pa u kujtuar, të ndëshkohet qysh e ka më së shumti mërzi: Të turpërohet.

Atij as një 'dashnore' nuk i dihet nga nevoja patologjike e tij për ta ruajtur 'nderin', i bindur se shqiptarët 'ta falin' korrupsionin e krimin, ama nëse je i moralshëm n'dashni, s'ka kush që të mposhtë!

Shqipëria është me fat që tani pushtetin nuk e ka Partia Demokratike, sepse zyrtarisht do të çohej kundër Amerikës!

Askush nuk humb as nuk fiton nga rënia morale e Sali Berishës, përveç Sali Berishës! Amerika është kujdesur që as mos t'ia sheh kush sherrin, as hairin turpërimit të tij!

Shqipëria ka nevojë për një Parti (tjetër) Demokratike.

Sepse Partia Demokratike u turpërua bashkë me padronin e saj!

Sali Berisha nuk ishte ujku, e demokratët dele! Ata janë të gjithë së bashku të dënuar me Ligjin e Turpërimit!

Prandaj edhe i kanë dalë në mbrojtje!

Nevojitet një kohë e gjatë për t'u shëruar nga turpi, nëse ka shërim! I pari ilaç është distancimi i partisë nga turpi!

Veç Edita Tahirin dhe disa shqiptarë të tjerë të Kosovës s'po di a do t'ia dalim t'i bindim se Amerika e ka çliruar Kosovën me armë, me gjak dhe me pare, e jo Sali Berisha.

Amerika mos ta ndal dorën, qe ku e ka Rambon, Monika Kryemadhin me burrë, Xhavit Hajdarin e këta bosat e tjerë të krimit që tash po duken si 'vampira' të ditës!

Që të gjjthë e dinë kush janë por nuk tutën prej tyre!

P.S. Fati i Sali Berishës të frymëzon të bëhesh njeri i mirë (edhe prej zori, nuk prish punë nëse për qejfi nuk preferon të jesh i mirë).

Se, kur e sheh ti që e keqja përfundon keq, dhe kur e sheh se herët e a vonë nuk shpëton pa u ndëshkuar, s'ke çare pa u bë 'i mirë'.

'Nëse vërtetë je njeri i poshtër do të ringjallesh si mizë për të hëngër 'po dihet çka'!

(Kurt Cobain'!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat