Përkrahje e fuqishme i vjen Donika Gërvallës: Shkarkoi 13 ambasadorë të PAN-it dhe Pronto mafisë

Aktuale

Përkrahje e fuqishme i vjen Donika Gërvallës: Shkarkoi 13 ambasadorë të PAN-it dhe Pronto mafisë

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:44
Donika Gërvalla

16 ambasadorë dhe konsuj janë shkarkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Për këtë çështje profesor dr. Binak Maxharraj, thotë se me ardhjen e pushtetit të ri kanë filluar bagllamat e shtetit të kapur të pëlcasin.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, 13 ambasadorët e shkarkuar ishin të PAN-it dhe Pronto mafisë.

Sipas tij, ata ishin emëruar politikisht.

Postimi i plotë:

SHKARKIMI I AMBASADORËVE TË PRONTO MAFISË?!

Më ardhjen e garniturës se re në pushtet e pakorruptuar e dalë nga vota e popullit kanë nisë bagllamat e shtetit te kapur të pëlcasin.

Ministrja e jashtme dhe diasporës Donika Gërvalla i shkarkoi 13 ambasador të PANI-it dhe te Pronto mafisë.

Të gjithë këta që u shkarkuan, por edhe te tjerët që do te pasojnë nuk janë ambasador karriere por te emëruar politikisht sipas lidhjeve familjare dhe farefisit kryesisht ishin militant të partive politike qe me se shumti kishte nga PDK, AAK dhe LDK.

Bagllamet tjera për çkapjën e shtetit do te fillojnë te pëlcasin  shumë shpejtë sepse shteti duhet te lirohet nga krimi i organizuar dhe te korruptuarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat