Bislimi thotë se opozita ka për qëllim keqinterpretimin e vendimit për uljen e pensioneve

Aktuale

Bislimi thotë se opozita ka për qëllim keqinterpretimin e vendimit për uljen e pensioneve

Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:21
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Interpelanca e thirrur ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”, ka për qëllim keqinterpretimin nga opozita.

“Interpelanca e sotme e ka për qëllim një keq interpretim nga opozita. Nga prezantimet këtu del se për iniciuesit vazhdimi i alokimit të shtesave është esenciale për secilin prej tyre.

Është mungesa e konsistencës, të gjitha këto përfitime shtesë janë aprovuar nga qeveria Kurti 1.

Të gjithë këta që po kërkojnë rikthimin me ngulm te shtesave i kishin kundërshtuar me ngulm në prill të viti 2020, duke pamundësuar votimin e tyre dhe duke akuzuar qeverinë se me këto pagesa po thyente ligjin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat