Sot u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë përveç debateve që u zhvilluan nga mediat ra në sy edhe veprimi i një deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë seancës po mësonte përmes platformave online mënyrën se si duhet lidhur kravata.
Si duket një gjë e tillë është realizuar. Deputeti i VV-së, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një sqarim rreth kësaj çështje.
Postimi i plotë:
Sqarim:
Kravatën më në fund e lidha..... edhe munden me thanë çka do, mirëpo besoni që te burrat kjo është goxha arritje ?
Sa për njohuri, kjo kravata që e kam pas sot, herën e fundit është lidh para gati dy viteve. Ish pas ba tojë, që me pas gojë kish vajtu me lot, kështu që rilidhja e saj sot ishte arritje në vete.