Dalin detaje të reja për vrasjen në Pejë, Gjykata merr këtë vendim për Xhevdet Januzajn

Aktuale

Dalin detaje të reja për vrasjen në Pejë, Gjykata merr këtë vendim për Xhevdet Januzajn

Nga: A.M. Më: 20 maj 2021 Në ora: 18:35
Xhevdet Januzaj, vendi ku ndodhi vrasja

Dy ditë më parë, Xhevdet Januzaj qëlluar me armë G.Kastrati, duke e lënë të vdekur në një lokal në Pejë.

Nga momenti kur ndodhi vrasja, i dyshuari u arratisë, deri dje kur u arrestua nga Polica e Kosovës.

Ndërkaq, sot departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit  Xhevdet Januzajn.

“Me datë 18.05.2021, rreth orës 15:30 minuta, në një lokal në Pejë, me dashje ka privuar nga jeta tani viktimën G.K dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e personave të tjetër prezent në atë lokal, në atë mënyrë që për shkak të një ngjarjeje të mëhershme që kishte ndodhur ku i pandehuri ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës minore të viktimës, pasi viktima hyn në lokal dhe ulet në një tavolinë e porosit pije, me ta vërejtur të pandehurin ulur në tavolinën tjetër, nxjerr revolen nga brezi, e futë fishekun në tytë dhe shkon e ulet në tavolinën e të pandehurit dhe provon të shtie në drejtim të tij por pasi arma i bllokon, i pandehuri nxjerr revolen dhe gjuan shtatë herë në drejtim të viktimës, i cili për pasojë ndërron jetë në vend”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Pejës.

 

Komunikata e plotë:

Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit XH.J, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 18.05.2021, rreth orës 15:30 minuta, në një lokal në Pejë, me dashje ka privuar nga jeta tani viktimën G.K dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e personave të tjetër prezent në atë lokal, në atë mënyrë që për shkak të një ngjarjeje të mëhershme që kishte ndodhur ku i pandehuri ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës minore të viktimës, pasi viktima hyn në lokal dhe ulet në një tavolinë e porosit pije, me ta vërejtur të pandehurin ulur në tavolinën tjetër, nxjerr revolen nga brezi, e futë fishekun në tytë dhe shkon e ulet në tavolinën e të pandehurit dhe provon të shtie në drejtim të tij por pasi arma i bllokon, i pandehuri nxjerr revolen dhe gjuan shtatë herë në drejtim të viktimës, i cili për pasojë ndërron jetë në vend.

Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale vrasjes e rëndë nga  neni 173, par.1, nënpar.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka  kryer veprat penale për të cilat dyshohet. Gjithashtu, duke e pas parasysh se i pandehuri menjëherë pas kryerjes së veprës penale është arratisur dhe është dorëzuar vetëm pasi i janë vënë në ndjekje organet e policisë si dhe duke e pas parasysh dënimin e lartë që i kanoset po qe se vërtetohet fajësia e tij nga ana e gjykatës, janë rrethana reale që dëshmojnë se po qe se i njëjti gjendet në liri do të mund të fshihet apo t’iu shmanget organeve të ndjekjes, e me këtë të pengonte zbardhjen e rastit.

Gjykata e ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit XH.J edhe duke u nisur nga fakti se në këtë fazë nuk janë dëgjuar dëshmitarët e rastit e as familjarët e viktimës dhe se raportet mes familjes së viktimës dhe të pandehurit  janë të acaruara gjithashtu, duke e marrë parasysh peshën e veprës penale dhe mënyrën e kryerjes, gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë, mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të kryej vepër tjetër penale.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat