Gjatë ditës së djeshme Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë paraqitur në seancën e radhës në Gjykatën Speciale.
E Prokuroria kërkoi që seanca e radhës të mbahet në qershor.
Por avokati i Hashim Thaçit, Pierre Richard Prosper, e ka pasur një kërkesë më specifike mbi orarin e mbajtjes së seancës së radhës paragjyqësore.
Ai kërkoi që seancat të mbahen pasdite që të mund të fle më shumë.
“Edhe ne jemi dakord që të mbahet seanca tjetër në qershor. Një kërkesë: a mund të bëhet pasdite që të mund të fle më shumë”, deklaroi Prosper.
Por sa është paguar deri më tani Pierre Richard Prosper për ta mbrojtur Hashim Thaçin?
Nga të dhënat zyrtare të publikuara javë më parë, ky avokat i ka kushtuar hiq më pak se 251 mijë euro buxhetit të shtetit të Kosovës.