Ish i burgosuri politik, Enver Dugolli, ka thënë se në burgjet e Serbisë, ka pasur keqtrajtime seksuale ndaj shqiptarëve nga Kosova.
Këto deklarata, tashmë deputeti Dugolli i cili vie nga radhët e Vetëvendosjes, i dha sot në Info Magazine, ndërsa komentohej trajtimi në burgjet e Serbisë, ndaj Albin Kurtit.
"Në Burgun e Beogradit kam dëgjuar që ka pasur keqtrajtime të tilla [keqtrajtime seksusuale]. Kam dëgjuar për të paktën dy raste, por që nuk dua t’i bëjë publik me emër, për shkak se nuk kanë folur as ata, e nuk do të flas as unë”.
"Por, është e vërtetë që pas kthimit tonë në Burgun e Dubravës, që na kanë transferuar nëpër burgjet e Serbisë, ka pasur raste që njerëzit e plagosur që kanë qenë mbi afër 400 të plagosur në Burgun e Dubravës, dhe i kanë dërguar në ambulanta të ndryshme gjoja për t’i trajtuar, por i kanë keqtrajtuar seksualisht".
"Ata persona jetojnë ende. Janë të thjeshtë, njerëz që i vuajnë ato në shpirtin e tyre. Jetojnë me ato vuajtje, ku besoj që plaga më e madhe është kjo padrejtësia e madhe që po na bëhe".
"Paramendoni, ka ndodhur akti gjenodical në Burgun e Dubravës, tani jemi në vigjiljen e 22 vjetorit, dhe tani nuk ka as të akuzuar, e as të dënuar që merret me këtë ngjarje. Është akt gjenodical".