Memli Krasniqi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur verbalisht mbrëmë me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Krejt kjo pasi i dënuan shoferin, i cili kishte kaluar semaforin në të kuqen.
Gazeta ka siguruar pamjet nga ngjarja që ka ndodhur mbrëmë, në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.
Siç shihet në videon, Krasniqi përplaset verbalisht me zyrtarët policorë pasi, siç kanë treguar burimet e gazetës, shoferi i deputetit të PDK-së është gjobitur nga policia.
Deputeti del nga vetura dhe dëgjohet duke kërcënuar policët.
“A del ti nesër në punë”, dëgjohet duke i thënë mes tjerash deputeti Krasniqi, zyrtarit policor.