Gjatë ditës së sotme, është raportuar se Përparim Rama, arkitekt në Londër do t’i prijë Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për të udhëhequr komunën e Prishtinës pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetorin e këtij viti.
Lidhur me këtë kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha në emisionin CONTEXT se nuk ka koment.
”Tani ne jemi në proces të vlerësimit së gjednjes së LDK-së nëpër degë që nënkupton ndarjen e anëtareve të kryesisë ë grupe punuese për të bërë analizën e gjendjes strukturore për gjendjen e LDK-së (…) për fatin e mirë apo të keq testi I parë vjen nga zgjedhjet lokale që vijnë shpejt dhe në këto zgjedhje LDK do të del e përgatitur në aspektin organizativ të brendshëm jo duke përjashtuar njerëz por duke përmisuar nivelin e organizmit por edhe përfaqësimit politik qendror”, u shpreh ai.
Deri më tani kandidaturën për kryetar të Prishtinës e ka konfirmuar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Partitë e tjera nuk i kanë shfaqur akoma kandidatët e tyre.