Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e Kosovës me NATO-n vazhdon të jetë e dëmshme për interesin e qytetarëve.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit.
Abdixhiku në CONTEXT ka theksuar se nuk ka dhe asnjëherë nuk do të ketë Kosova marrëveshje të keqe me NATO-n.
“Nuk ka dhe s’do të ketë Kosova marrëveshje të keqe me NATO-n. Nato është kujdestar i kufijve tanë(…)Nuk ka marrëveshje të keqe me NATO-n, çdo çështje me NATO-n duhet të trajtohet drejtpërdrejt në tavolinë me ta”.