Kryeministri i Kosovës u ka bërë ftesë partive opozitare, për të bashkëpunuar për dialogun me Serbinë, që pritet të fillojë nga mesi i qershorit.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe Edi Tahiri.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ftesa e Kurtit është për tu përshëndetur, pavarësisht faktit se ai kur ka qenë në opozitë nuk ka qenë bashkëpunues.
Postimi i saj i plotë:
Stuhitë politike sprovojnë politikanët. Ftesa e Kryeministrit Kurti për bashkëpunim me opozitën rreth dialogut është për t'u përshëndetur, pavarësisht se vet nuk ka bashkëpunuar kur ishte në opozitë!