Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Betim Gjoshi i ka reaguar edhe njëherë kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për zotimin e njëanshëm të ish-qeverisë Thaçi ndaj NATO’s për prezencën e FSK’së në veri.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se për marrëveshje të tilla, rëndom janë shqetësuar Serbia dhe Vuçiqi, e jo Albin Kurti.
Madje ai ka porositur Kurtin që nëse ai do ta dërgojë FSK-në në veri, rrugën e ka të lehtë sipas tij.
“Ti po i thua jo Washingtonit, e lërë më një zotimi të ish-Kryeministrit. Ti veç arsyetohesh për mospunën tënde si disa nxënës që gjithmonë gjejnë diçka për t’u arsyetuar që nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë”, ka shkruar Gjoshi.