Abdixhiku pranon ftesën për takim të kryeministrit Kurti

Aktuale

Abdixhiku pranon ftesën për takim të kryeministrit Kurti

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:51
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pranuar ftesën për takim të kryeministrit Alibin Kurti gjatë javës së ardhshme.

Kreu i LDK-së tha shkurt për KosovaPress se do të marrë pjesë në takimin me shefin e ekzekutivit.

Dje, Kurti i’u dërgoi ftesë tre liderëve opozitarë, siç thuhej për bashkërendim të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës.

Krahas Abdixhikut, ftesën e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa nuk dihet ende nëse u.d të kryetarit të PDK-së do ta bëjë një gjë të tillë./E.Zeqiri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat