2 të vdekur në 24 orët e fundit, raporti i ri për Covid-19 në Kosovë

Aktuale

2 të vdekur në 24 orët e fundit, raporti i ri për Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:04
QKUK

2 persona kanë vdekur nga Koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar 156 raste të reja, ndërsa 58 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i IKSHPK-së:

156 të shëruar dhe 58 raste me Covid-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat