Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetarët Lutfi Haziri dhe Anton Quni, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Abdixhiku ka vlerësuar se Kamberi është zë i fuqishëm i shqiptarëve në Serbi, duke ngritur shumë herë çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë në Luginë.
Poashtu gjatë takimit u diskutua për koordinimin e veprimeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes autoriteteve në Luginë dhe atyre në Kosovë.
“Kryetari Abdixhiku shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për z. Kamberi, që të vazhdoj me guximin dhe vendosmërinë e tij të mbroj dhe avancoj të drejtat e shqiptarëve në Luginë e Bujanoc”, bëhet e ditur në njoftimin për media.