Merret vendimi për dy të rinjtë që dyshohet se e dhunuan 14-vjeçaren në Mitrovicë

Aktuale

Merret vendimi për dy të rinjtë që dyshohet se e dhunuan 14-vjeçaren në Mitrovicë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Dje u raportua për arrestimin e dy personave si të dyshuar për dhunimin e një 14-vjeçareje në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.

Ndaj dy të dyshuarve, njëri 35-vjeç e tjetri 34 vjeç, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar masën e paraburgimit.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që të ndaj të dyshuarve të cakojë masën e paraburgimit prej 1 muaj.

Të njëjtit dyshohet se kanë dhunuar të miturën mes datave 17 dhe 18 maj në një shtëpi të pabanuar të fshatit Mazhiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat