Deputeti i VV-së me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Aktuale

Deputeti i VV-së me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Nga: A.Zh Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:02
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, ka vendosur që çdo të premte nga ora 09:00-11:30 të mbajë takime me qytetarë të interesuar, në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se si përfaqësues i popullit, do të mirëpret qytetarët që duan të diskutojnë për hallet e tyre, përcjell Bota sot.

Njoftimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë, duke parë interesimin e madh nga ju për të kontribuar për vendin, duke pranuar çdo ditë kërkesa nga ju për trajtime të problemeve të ndryshme, por dhe propozime për zgjidhjen e problemeve, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga data 28.05.2021 çdo të premte nga ora 09:00-11:30 jeni të mirëseardhur të takohemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Si përfaqësues i popullit, jam i nderuar dhe obliguar të jem çdo herë pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.

Për t'u koordinuar për kohën e takimeve, luteni që paraprakisht të më shkruani në cilëndo nga platformat e rrjeteve sociale:

https://www.facebook.com/rrahmanieman/

https://www.facebook.com/eman.rrahmani

https://twitter.com/emanrrahmani?s=09&fbclid=IwAR3BtrPbkGyI8QE1wZd72Cd4d1yKH2eEbLQpzgX_7QVbfDe-878vfcMc0ac

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat