“Shpërthejnë pakënaqësitë në VV, ky deputet pritet të japë dorëheqje”

Aktuale

“Shpërthejnë pakënaqësitë në VV, ky deputet pritet të japë dorëheqje”

Nga: A.Zh Më: 21 maj 2021 Në ora: 17:32
Lëvizja Vetëvendosje

Adil Behramaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka paralajmëruar se do të shpërthejnë pakënaqësi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, deputeti Armend Muja, do të japë dorëheqje, pasi nuk është emëruar në Bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Shpërthejnë pakënaqësitë në Lëvizjen Vetëvendosje. Armend Muja pritet të japë dorëheqje, pasi që nuk qenka emëruar në Bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Pritjet më të mëdha se të ardhurat e deputetit!

Image
Postimi i Adil Behramajt

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit në këtë përbërje: Hasnije Ilazi; Gëzim Tosuni;Krenare Pireva Nuçi; Seb Bytyçi; Alison Felce; Cassie L. Barnhardt; Werner J. Stuber.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat