Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, ka kërkuar liberalizim të menjëhershëm të vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Beyer përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë me dije se e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, kurse, është shprehur se misioni i KFOR-it në Kosovë është pjesë e rëndësishme e saj.
Padyshim Gjermania gjithmonë ka qenë mbështetëse e madhe e Kosovës, andaj edhe ky fjalim i deputetit Beyer ka dridhur Serbinë.
Ja postimi dhe fjalimi i deputetit:
Liberalizimi i vizave për Kosovën - tani!
E mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian , misioni i KFOR-it është pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend.
Në fjalimin tim plenar sot, fola qartë në favor të vazhdimit të mandatit.