Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për kryetar të kësaj komune.
Lladrovci ka thënë se nuk ka dilema që do ta kandidojë sërish.
“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidojë sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”, ka thënë ai.
Ndryshe, komuna e Drenasit sot është rikonfirmuar e para në Kosovë për performancë.
Lladrovci ka thënë se këtë sukses ia dedikon Kadri Veselit.