Siç duket, ka filluar një përplasje në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës dhe ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj.
Gjithçka nisi nga Behramaj, i cili paralajmëroi shpërthimin e pakënaqësive në Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, ai tha se Armend Muja pritet të japë dorëheqje, pasi që nuk qenka emëruar në Bordin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Armend Muja, i cili e mohoi një që të tillë duke thënë se Adil Behramaj është gabim.
“Pikëpamja e tij për Bordet është e ndërtuar nga përvoja e tij politike në PDK! Deputetët nuk mund të jenë në Borde!”, deklaroi deputeti i VV-së
Kurse, së fundi përsëri reagoi ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj e cili e cilësoi Mujën si servile të disa njerëve të PDK-së.
“Pikëpamjen e kam ndërtuar Armend Muja edhe duke të të parë ty si servil të disa njerëzve të PDK-së. Këtë rol tashmë e ke marrë edhe aty ku je, por as zanatin e sekserit nuk e harron shpejt ti!” shkroi Behramaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.