Shoqata e Gastronomëve të Kosovës me 25 maj do të mbajnë një protestë.
Kjo protestë në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të Qeverisë ndaj Gastronomisë përgjatë pandemisë.
Me 25 maj, nga ora 17:00 deri 18:00, të gjitha lokalet do të jenë të mbyllura dhe gastronomët do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
“Me një vaksinë nuk çel vera”, është motoja e Shoqatës së Gastronomëve për këtë protestë.