Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka filluar zbatimin e Mini-Shengenit.
Madje, sipas kryetarit aktual të PDK-së, me vendimin që është marr sot në mbledhjen e Qeverisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e Ballkanit, ka filluar zbatimi i Mini-Shengenit.
Ai shkruan në profilin e tij në Facebook se kryeministri Albin Kurti e quante Mini-Shengenin si ‘Jugosllavia e re’ dikur.
Ja shkrimi i tij:
Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit.
Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re.
E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!