I mbijetuari i Masakrës së Dubravës në 22 vjetorin e kësaj masakre ishte i ftuar në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”.
Zogaj i cili njihet si një person që i ka trajtuar shumë nga të burgosurit e plagosur ka rrëfyer edhe momente tejet prekëse.
Ai thotë se janë disa ngjarje që sa herë që i kujton kaplohet nga emocionet.
“Isha njoftuar dy ditë përpara me dy djem të rinj edhe ata u lënduan në të njëjtën kohë, njërit iu ça shpina dhe i dolën organet jashtë e tjetrit koka e firmurit i kishte dal jashtë. Ata thoshin o baci Bislim ndihmona mos na le vet, por aty s’kishe qysh me i ndihmu as në sallë të operacionet s’kishin mujt me shpëtu”, ka thënë Zogaj.
Tutje, ai ka rrëfyer edhe një rast tjetër tejet tronditës kur në duar i kishin mbetur trutë e njërit nga të plagosurit.