Nuk e ka ndërmend ta lëshojë zyrën, Mustafa reagon kundër Gjergj Dedajt, ka disa fjalë për të

Aktuale

Nuk e ka ndërmend ta lëshojë zyrën, Mustafa reagon kundër Gjergj Dedajt, ka disa fjalë për të

Nga: G.B Më: 22 maj 2021 Në ora: 09:16
Gjergj Dedaj

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, nuk e ka ndërmend të largohet nga posti i tij, derisa ka thënë se shkarkimi i tij është politik.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të ndryshme.

Kundër këtij veprimi ka reaguar edhe Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se nuk na duhen veprimë të tilla, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk guxojmë të lejojmë që të shëmtohet modeli shumë dimensional dhe pozitiv i Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Kosova, model i suksesit!

Jam i bindur që kemi kapacitete të ngadhënjejmë edhe në këtë faze kundër atyre që Kosovën e kanë trajtuar si shkas, apo instrument për qëllime tjera dhe jo për jetesë normale.

Nuk guxojmë të lejojmë që të shëmtohet modeli shumë dimensional dhe pozitiv i Kosovës.

Veprimi si në foto nuk na duhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat