Seanca e radhës në rastin e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit do të mbahet të premtën me 28 maj.
Sipas të dhënave të publikuara në kalendarin e faqes së Speciales, seanca pritet të fillojë në orën 11:00.
Kjo seancë pritet që të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes, e pesta më radhë.
Theksojmë se Gucati e Haradinaj po mbahen që nga shtatori në paraburgim.
Mbi ta rëndojnë akuza që kanë të bëjnë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për shkak të publikimit të dosjeve të Speciales që atyre u erdhën në OVL.